Ukraina ka shënuar një nga goditjet më të rëndësishme të luftës deri më tani, pasi Forcat e Armatosura ukrainase kanë sulmuar për herë të parë rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, të vendosur në qytetin e Omskut, rreth 2.500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, transmeton Gazeta Metro.
Sulmi është kryer me dronë me rreze të gjatë veprimi, ndërsa rafineria është përfshirë nga flakët pas goditjes. Objekti ka një kapacitet përpunues prej rreth 22 milionë tonësh naftë në vit dhe përfaqëson rreth 8 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të rafinimit të naftës në Rusi.
Rreth 43 për qind e kapacitetit total të rafinimit të Rusisë tashmë është jashtë funksionit për shkak të sulmeve të mëparshme, mirëmbajtjes ose problemeve teknike.
Sulmi i tillë përbën një goditje të madhe për sektorin energjetik rus, pas ndërprerjes së punës në rafinerinë e Omskut.
Prej muajsh, politikanë, ekspertë të energjisë dhe blogerë ushtarakë rusë kishin paralajmëruar mundësinë e një sulmi ndaj kësaj rafinerie, duke e konsideruar atë një objektiv strategjik për Ukrainën. Nëse dëmet rezultojnë të mëdha, sulmi mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në prodhimin dhe furnizimin me karburante në Rusi./gazetametro.net
BREAKING:
Major success for Ukraine as its long-range drones strike Russia’s largest oil refinery for the first time, setting it on fire
The Omsk Oil Refinery has a capacity of 22M tons per year and is located 2500 km from Ukraine. It’s Ukraine’s deepest strike in Russia so far pic.twitter.com/0NRRiAN7zk
— Visegrád 24 (@visegrad24) July 6, 2026
A historic day for Ukraine’s Armed Forces as Ukraine has finally struck the largest refinery in Russia, 2500km from Ukraine.
The Omsk refinery represents 8% of all Russia’s refining capacity. With 43% of Russia’s total refining capacity already off line, the potential loss of… pic.twitter.com/H4qVKglRbr
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) July 6, 2026