Loading…

Sulm i marrë i tabloidit serb ndaj Palmerit: Ti e di se Kosova e BeH kanë shumë lidhje, por je ‘i prishur’ dhe e fshehë…

  • 16/06/2019 | 22:11

Sulm i marrë i tabloidit serb ndaj Palmerit: Ti e di se Kosova e BeH kanë shumë lidhje, por je ‘i prishur’ dhe e fshehë…

Zyrtari i lartë i State Departamentit amerikan Mattheë Palmer është goditur rëndë nga një tabloid serb, pas një deklarate në Banjallukë se bisedimet e Kosovës e Serbisë nuk mund të ndërlidhen me ngjarjet në BeH, trasnmeton Gazeta Metro.


Zëvendësi i ndihmës sekretarit të shtetit të ShBA-ve Mattheë Palmer ka thënë në Banjallukë se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të vëhen në lidhje me ngjarjet në BeH, ndërsa, siç vë në dukje “Slobodna Bosna”, kjo deklaratë krejtësisht e pritur, është ‘pritur në thika’ në Serbinë fqinje, pushteti i të cilës p përpiqet të tërheqë paralele më pozicionin e Kosovës me atë të BeH-së, përkatësisht Republikës Serbe.

Gazeta e tirazhin më të madhe në Serbi, e cila, siç thuhet, është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Vucucit, e ka cituar korrekt Palmerin, por që në titull ka theksuar se nuk pajtohet me zyrtarin amerikan.

“Palmer, Kosova e Bosnja kanë shumë lidhje, ti e di këtë shkëlqyeshë, por je mjaft ‘i prishur’, prandaj e fshehë këtë dhe i sulmon serbët…” është titull i tabloidit “Informer”.

Palmer, ndër tjera, citohet të ketë thënë se ShBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Daytonit dhe ka shtuar se duhet të bëhen reforma në vend, në mënyrë që BeH të jetë funksionale dhe t’i plotësojë standardet për anëtarësim në BeH, shkruan gazeta e BeH-së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë