Derisa sulmuesit nuk dihen për sulmin e fundit kibernetik në Iran, ka spekulime se ishte shkaktuar nga SHBA, Izrali apo edhe grupe lokale iraniane anti regjimit iranian, transmeton Gazeta Metro.
Rreth 4300 stacione të derivateve anekënd Iranit ishin ndalur nga sulmi kibernetik i të martës, është njoftuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Distribucioni i gazit ishte ndalur deri të mërkurën kur rifilloi.
Presidenti i Iranit Ebrahim Reisi ka deklaruar se qëllimi i sulmit kibernetik kishte synim shkaktimin e trazirave ka raportuar agjencia e lajmeve The Associated Press, duke u ankuar se autoritetet iraniane duhet të jenë më të përgatitura për të ndaluar “armikun në përpjekjet e tyre për të shkaktuar probleme”.
Sulmi kibernetik pengoi shitjen e derivateve që subvencionohen në masë të madhe nga shteti islamik. Detajet e sulmit dhe shkaktari ende po hetohet ka thënë Abudl-Hassan Firouzabadi, sekretar i këshillit të rregullimit të mjedisit virtual i Iranit, ka raportuar IRNA./gazetametro.net