Loading…

Sulm me bombë në Afganistan: 20 persona mbesin të vrarë

  • 18/10/2020 | 20:05

Sulm me bombë në Afganistan: 20 persona mbesin të vrarë

Një sulm me makinë-bombë pranë një stacioni policor në Afganistan, ka lënë të vrarë të paktën 20 persona, tha Ministria e Brendshme afgane.


Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë ishte e mbushur me eksplozivë dhe shpërtheu pranë stacionit policor në Fioz Koh, që kryeqytetin e provincës Ghor.

Sulmi ndodhi në orën 11:00 sipas kohës lokale, më 18 tetor.

Arian nuk ka më shumë detaje, por e cilësoi incidentin si “sulm terrorist”.

Zëdhënësi i policisë në Ghor, Abdul Maaref Ramesh tha se nga shpërthimi ka numër të madh të viktimave në mesin e civilëve.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, edhe pse incidente të ngjashme në të kaluarën është thënë se janë kryer nga militantët talibanë.

Ky sulm me makinë-bombë vjen teksa negociatorët e Qeverisë afgane dhe talibanët po takohen në Doha të Katarit, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare në Afganistan.

Talibanët kanë refuzuar që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht zhvillimit të bisedimeve të paqes, që nisën më 12 shtator.

Sipas Misionit për Asistencë të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, vetëm në pjesën e parë të vitit 2020, në Afganistan janë vrarë mbi 1,280 civilë, kryesisht si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare afgane dhe militantëve talibanë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë