Mbretëria e Arabisë Saudite ka njoftuar sot se ka ndaluar një sulm me raketë apo nga një fluturake pa pilot në kryeqytetin arab Riad. Ata për këtë fajësojnë rebelët jemenas Houthi që mbështeten nga Irani, transmeton Gazeta Metro.
Në media sociale janë shfaqur pamje të shpërthimit mbi Riad, ndërsa televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka cituar pushtetin që kanë pranuar se kjo ka ndodhur, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
AP ka raportuar se deri tani rebelët Houthi nga Jemeni deri tani nuk kanë marrë përgjegjësinë për lëshimin e raketës apo dronit drejt Riadit.
Houthi mbajnë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit Sana që nga shtatori i 2014’s, ndërsa Arabia Saudit dhe aleatët e saj kanë hyrë në luftë kundër tyre në mars të vitit 2015 në mbështetje të qeverisë së Jemenit të njohur nga bashkësia ndërkombëtare.
Analistë politikë perëndimor, Arabia Saudit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se Irani furnizon me armë rebelët Houthi, përfshi raketat balistike, që mohohet nga Irani.
Kjo nuk është hera e parë që aeroporti ndërkombëtar i Riadit në Arabinë Saudite ishte cak i sulmeve ajrore me predha të tilla.
Regjimi arab saudit kishte akuzuar rebelët Houthi madje se në vitin 2016 kishin shënjestruar madje edhe qytetin e shenjtë islamik Meka.
Në vitet e fundit në Arabinë Saudite janë shtuar sulmet në territorin e mbretërisë nga Jemeni. Houthi kanë pranuar disa sulme me drone që kishin cak tubacionet e naftës.
Rebelët jemenas sulmuan me 30 dhjetor të 2020 qeverinë e sapo formuar jemenase në aeroportin në qytetin e Aden, ku mbetën dhjetëra të vdekur./gazetametro.net
The airspace over Riyadh is closed. We received this video from a resident of Riyadh where a missile (probably Yemeni) was intercepted by Saudi defence shield.
Right now all flights are on hold around Riyadh airport. pic.twitter.com/hvgkSEfOs2— PakistanAviation (@PKAviation) January 23, 2021