Loading…

Sulm me thikë afër zyrave të Charlie Hebdo në Paris, dy të plagosur

  • 25/09/2020 | 15:02

Sulm me thikë afër zyrave të Charlie Hebdo në Paris, dy të plagosur

Policia në Paris tha se katër persona janë plagosur në një sulm me thikë, pranë ish-zyrës së revistës satirike, Charlie Hebdo. Dy nga të plagosurit të premten janë në gjendje kritike, tha policia, për të shtuar se një i dyshuar është arrestuar, transmeton Gazeta Metro.


Kjo e fundit ka qenë skenë e një sulmi terrorist, në vitin 2015, ku kanë mbetur të vrarë 12 njerëz.

Autoritetet fillimisht besuan se dy sulmues kanë qenë të përfshirë, por tani thonë se bëhet fjalë për një person, i cili është arrestuar pranë Sheshit Bastille, në lindje të Parisit.

Një polic, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se oficerët e kanë rrethuar zonën, përfshirë edhe atë përreth ish-zyrës së Charlie Hebdo-së.

Sipas policisë, një paketë e dyshuar është vënë re aty pranë, por nuk janë gjetur eksplozivë.

Motivi i sulmit është i paqartë.

Po ashtu nuk dihet nëse ai është i lidhur me revistën Charlie Hebdo, e cila e ka zhvendosur zyrën diku tjetër, pasi është sulmuar nga militantët islamikë, pesë vjet më parë.

Kryeministri i Francës, Jean Castex, e ndërpreu një vizitë në rrethinë të Paristit, për të ndjekur zhvillimet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë