Një përleshje e dhunshme në Gjermani ka lënë dy persona të plagosur rëndë, derisa autorët po kërkohen nga policia, transmeton Gazeta Metro.
Helikopterët e policisë dhe forcave speciale po qarkullojnë në zonën përreth një stacioni treni në Plochingen, i cili është 15 milje larg Stuttgart. Më parë ishte raportuar se pesë persona ishin plagosur nga FranceNews24, por më vonë policia regjistroi numrin si dy.
Është raportuar se tre nga të dyshuarit aktualisht janë të lirë. Njëri ishte kapur nga policia, por nuk dihet nëse ky ishte një nga të dyshuarit. Autoritetet gjermane kanë dalur në rrugë, dhe po u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda.
”Sipas statusit aktual, dy persona thuhet se janë lënduar në një mosmarrëveshje në Esslinger Strasse.Nëse nuk keni nevojë të shkoni urgjent në qytet, është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni zonën “, thuhet në reagimin e policisë./gazetametro.net