Loading…

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani: Dy të vdekur dhe disa të plagosur

  • 25/01/2023 | 18:24

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani: Dy të vdekur dhe disa të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore, shkruajnë mediat e huaja.


Ministria e Brendshme e shtetit të Schlesëig-Holstein, në kufirin danez, tha se i dyshuari u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt.

Më herët, gazeta Bild kishte thënë se pesë persona u plagosën nga sulmi. Numri i të plagosurve nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Policia po heton në stacionin e trenit në Brokstedt, dhe disa shërbime midis dy qyteteve ishin anuluar.

“Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast,” tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë