Loading…
Sulm në Australi: Një i ri vret një grua, sulmon disa persona me thikë duke bërtitur ‘Allahu Ekber’
  • 13/08/2019 | 09:42

Sulm në Australi: Një i ri vret një grua, sulmon disa persona me thikë duke bërtitur ‘Allahu Ekber’

Njeriu i përlyer me gjak duke bërtitur Allahu Akbar në CBD të Sidnei u nis të plagoste njerëz të shumtë, shkruan Gazeta Metro


Policia po heton nëse sulmuesi, që besohet të jetë Mert Nay nga Blacktoën, kishte dalur nga një institucion korrektues mendor.Ata nuk besojnë se është i lidhur me terrorin, përkundër dëshmitarëve që raportonin se sulmuesi po thoshte thirrje fetare përfshirë ‘Allahu Akbar ’.

Pamjet dramatike shfaqin burrin, të veshur një bluzë, me kapuç gri dhe duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur në një Mercedes teksa bërtiste ‘’më qëllo në kokë ’’.

Dëshmitarët e guximshëm ishin në gjendje ta ndalonin atë dhe futën kokën e tij poshtë në një kuti qumështi derisa policia arriti dhe e arrestoi. Momentet para se të arrestohej sulmuesi, një grua tjetër u gjet brenda Hotelit Grace me plagë me thikë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje jashtë rrezikut për jetë.

Një piktor që punonte në një murale afër vendit ku u arrestua burri ishte  ngjarjes duke e parë atë në rrugë me një  thikë të madhe kuzhine. Megan Hales tha se kishte një grup njerëzish që ishin duke ikur nga burri me thikë, por nuk ishte e qartë nëse ai po i ndiqte ata , ose ishte duke ikur nga grupi që po përpiqej ta ndalonte.

“Në atë moment kishte njerëz që e ndiqnin atë në rrugë duke u përpjekur ta ndalonin atë,” tha zonja Hales, e cila ishte në punë në Rrugën Wynyard. Zonja Hales e përshkroi atë njeri si në fund të viteve 20 ose fillim të viteve 30, Kaukazian dhe me flokë kaçurela të errëta.Ai nuk po shikonte në formë të shkëlqyeshme – ishte shpejt.

 

Një avokat me emrin Marco, i cili ishte duke punuar në Batch Café, në Rrugën York, shikonte i tmerruar ndërsa ndodhte kaosi.’Ai po provonte të godiste me thikë një dritare anësore të shoferit të një makine të rastit. Ai ishte i pasuksesshëm.Njerëzit po e ndiqnin atë në atë fazë’’.

Dëshmitari tjetër Adrian Papaianni po shëtiste përgjatë Rrugës së Clarence kur papritmas dëgjoi ulërima të tmerrshme.”Kishte një grumbull njerëzish që vraponin poshtë Barrack Place duke thënë se kishte një djalë me thikë,”‘Unë u futa në Woolworths dhe njerëzit brenda i detyruan të mbyllnin dyert. Policia filloi të arrinte rreth një minutë më vonë dhe filloi ta ndjekë atë.”

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë