Loading…

Sulm terrorist me bombë në xhaminë në Kabul, vritet imami dhe një besimtar

  • 02/06/2020 | 23:44

Sulm terrorist me bombë në xhaminë në Kabul, vritet imami dhe një besimtar

Një bombë shpërtheu të martën në një xhami në Kabul të Afganistanit, duke vrarë dy persona. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.


Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm.

Talibanët e dënuan vrasjen e imamit.

Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm.

Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare.

Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë