Loading…

Sulm me armë ndaj ambasadës holandeze, policia e mohon

  • 25/01/2017 | 20:11

Sulm me armë ndaj ambasadës holandeze, policia e mohon

E plotësuar: 

21:25 – Pas raportimit për sulm ndaj ambasadës holandeze në Prishtinë, gazetari i Metros ka dalë në vendngjarje, nga ku edhe ka bërë disa fotografi. Meqë rasti ka ndodhur më herët, te objekti i Ambasadës nuk është parë prezencë e policisë, përveç dy policëve që janë roje të rregullta. Ata kanë refuzuar të flasin për rastin, duke thënë se për këtë duhet kontaktuar zyrën për informim. Zyra për informim e policisë e ka mohuar sulmin, duke thënë se ka pasur të shtëna në afërsi të Ambasadës, por ato kanë qenë të shtëna në ajër që kanë ardhur nga një shtëpi aty afër.


21:00 – Policia e Kosovës vazhdon ta mohojë sulmin ndaj ambasadës holandeze në Prishtinë, dhe thotë se të shtënat janë kryer nga një shtëpi afër objektit të ambasadës, por që nuk kanë të bëjnë me të.

“Sot rreth orës 17:50 është raportuar për një gjuajtje me armë e cila dyshohej të ketë ndodhur në një shtëpi private në Velani të Prishtinës. Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion, dhe nga verifikimet e para dyshohet se nga ballkoni i një shtëpie një person ka gjuajtur me armë në ajër, në drejtim të panjohur, por që fare nuk ka të bëjë me ambasadën në fjalë”, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.

3

Ai ka shtuar se shtëpija është bastisur dhe personi i dyshuar është i njohur për policinë.

“Vlen të potencohet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. PK ka kryer bastisje në shtëpin e dyshuar dhe në vend ngjarje ka gjetur dy gezhoja, përderisa është në kërkim të personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë”, ka shtuar më tej ai.

Policia ka folur edhe lidhur raportimin që kanë bërë mediat serbe, se ky ishte një “sulm terrorist” dhe se nga kjo është krijuar një “Kaos në Prishtinë.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me lajmin dezinformues të publikuar në disa portale serbe, ndër to në portalin serb “Informer” ku thuhet “Kaos në Prishtinë: Njerëz të maskuar gjuajnë me armë në ambasadën Holandeze” në Prishtinë, reagon fuqishëm ndaj këtij lajmi dhe sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se lajmi i publikuar është një dezinformacion, nuk paraqet informacionin real dhe se nuk ka pasur asnjë gjuajtje apo të shtënë me armë zjarri në ambasadën e Holandës në Prishtinë”, ka shtuar më tej ai.

20:25 –Edhe pse policia e Kosovës, e ka mohuar, burime nga brenda Ambasadës së Holandës në Prishtinë, bëjnë të ditur se është sulmuar objekti i kësaj ambasade.


Policia e Kosovës ka demantuar një lajm të raportuar në mediat serbe, se është sulmuar ambasada holandeze në Prishtinë.

Këtë për gazetametro.net e ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, ka pasur të shtëna me armë në afërsi, por jo në drejtim të ambasadës.

Lajmi fillimisht u raportua në mediat në Beograd, ku u tha se është kryer një sulm terrorist ndaj ambasadës së Holandës në Prishtinë.

Expreso.rs, raporton se dy njerëz të maskuar kanë gjuajtur me kalashnikov në lagjën ku gjendet ambasada holandeze, dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave serbe që u referohen perosonave që kanë qenë në vend të ngjarjes nuk ka të lënduar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë