Loading…

Sulmet ajrore të militantëve palestinezë pengojnë armëpushimin e tensionuar në Gaza

  • 16/11/2019 | 23:34

Sulmet ajrore të militantëve palestinezë pengojnë armëpushimin e tensionuar në Gaza

Militantët palestinezë kanë hedhur dy raketa në drejtim të Izraelit nga Gaza të shtunën, ndërkaq ushtria izraelite është përgjigjur menjëherë me një numër të sulmeve ajrore ndaj caqeve të militantëve, transmeton Gazeta Metro.


Sirenat u dëgjuan pas mesnatës në qytetin Beersheba, 35 kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës, që paralajmëronin sulmet ajrore.

Luftimi më i madh mes dy palëve kishte ndodhur të martës kur izraelitët e vranë një komandant të xhihadit islamik të mbështetur nga Irani, që konsiderohej kërcënim i madh.

Autoritetet në Gaza thanë se 34 palestinezë mbetën të vrarë në dy ditët e luftimeve, shumica nga ta civilë.

Sulmet ajrore të militantëve paralizuan pjesën jugore të Izraelit dhe arritën afër jugut të Tel Avivit. Dhjetëra izraelitë u lënduan si pasojë e sulmeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë