Në vazhdën e sulmeve ndaj regjimit islamist të Iranit nga ShBA-të dhe Izraeli, është goditur edhe aeropoti “Mehrabad” i Teheranit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportimeve të agjencive iraniane të lajmeve, qytetarët e kryeqytetit kanë dëgjuar një seri shpërthimesh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e banorëve.
Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kanë kryer një sulm ndaj Aeroportit Mehrabad në Teheran, një nga pikat kryesore të transportit ajror në vend. Pas goditjeve, mbi qytet është ngritur një sasi e madhe tymi i zi, duke krijuar një pamje alarmante dhe duke shtuar tensionin mes banorëve, siç ka raportuar Sky News.
Sulmet ndaj regjimit të ajetollahëve filluan mëngjesin e së shtunës, ndërsa të vrarë mbetën shumica e drejtuesve të regjimit, përfshirë edhe liderin suprem, Ajetollah Ali Khamenei./gazetametro.net
🔥 U.S. and Israeli forces attacked Mehrabad Airport in Tehran
After the strikes, thick black smoke rose over the city. pic.twitter.com/vNa8LxDyKl
— NEXTA (@nexta_tv) March 3, 2026