Republika Islamike e Iranit kishte pretenduar se sulmi me dron kishte shkaktuar vetëm dëme të pakta në kulm. Sipas raporteve të agjencive të inteligjencës dhe raporteve të disa mediave sulmi në Isfahan ishte një operacion me sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Gazeta Metro.
Ishte gazeta e famshme amerikane The Wall Street Journal që të dielën kishte shkruar se sulmi me dron i Izraelit në Isfahan ishte një sukses i madh, sipas disa burimeve të inteligjencës dhe burimeve të huaja.
The Wall Street Journal ka shkruar se ishte Izraeli, përkatësisht agjencia e inteligjencës Mossad që e organizoi sulmin, duke i cituar zyrtarë të SHBA’së.
Gjatë sulmit ishin parë katër shpërthime të mëdha tek fabrika industriale ushtarake, të dokumentuar nëpër rrjete sociale, në objektin e prodhimit të armatimit të avancuar. Dëmi shkon përtej ‘dëmeve të vogla’ siç ka pretenduar Republika Islamike të dielën dhe siç ka bërë edhe më parë në incidentet e kaluara.
Menjëherë pas incidentit askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin që erdhi në kohë të tensionit të madh mes Perëndimit rreth aktivitetit bërthamor të Teheranit dhe furnizimit me armatosjes së Rusisë në luftë me Ukrainën, si dhe muaj demonstrata anti qeveritare në Iran.
Reagimi i Iranit ndaj sulmit ishte përputhej me incidentet e ngjashme. Kryediplomati iranian tha se sulmi burracak kishte synim të krijonte pasiguri në Iran. Ministria e mbrojtjes tha se dëmi ishte i vogël dhe s’kishte viktima.
Disa orë pas raportit, Irani shtoi kërcënimet ndaj Izraelit, megjithëse shtirej se sulmi kishte dështuar.
Izraeli po rri i heshtur, por shumica e inteligjencës perëndimore dhe burimet iraniane pohojnë se ishte Mossad që kishte kryer edhe sulme të tjera me sukses të ngjashëm në objektin bërthamor të Iranit në Natanz të Iranit në prill të 2020, një tjetër objekt bërthamor në Natanz në prill të 2021, në objektin bërthamor në Karaj në qershor të 2021 dhe shkatërrimin e rreth 120 droneve ose më shumë në shkurt të 2022.
Pak organizata në botë, shto Mossad, besohet se posedojnë kapacitetet të avancuara për goditje kirurgjike siç ishin dëshmuar në këtë operacion. Shumëllojshmëri dronesh me madhësi e me sasi të konsiderueshme të eksplozivit ishin përfshirë në sulmin e caqeve me saktësi të theksuar.
Nuk dihet ende nëse armatimi i avancuar kishte dëmtuar që kishte relevancë bërthamore apo e ndërlidhur vetëm me armatim të luftës konvencionale, siç janë predhat balistike apo eksplozivë që mund të shfrytëzohet si në armë bërthamore dhe konnvencionale.
Isfahan ishte shfrytëzuar herë pas here edhe për çështje bërthamore nga Irani. Regjimi i ajetollahëve madje kishte raportuar njëherë agjencisë atomike të OKB’së se veprimtari bërthamore që ishte kryer në Karaj është bartur në qershor 2021 në Isfahan.
Gazeta amerikane The Wall Street Journal ka theksuar se një objekt aeronautikës iraniane afër., që edhe do të mund të shfrytëzohej për shfrytëzim të dyfishtë të lansimeve në gjithësi dhe armatimit të bërthamor, të shfrytëzuar për dalje dhe hyrje në atmosferën e Tokës.
Spekulimi përqendrohet rreth asaj nëse sulmi kishte cak të prishte programin e droneve të avancuara të Iranit, apo ndonjë programi të ri, siç është prodhimi i predha hipersonike, me ndihmë të Rusisë. Predhat hipersonike fluturojnë aq shpejt dhe kanë kapacitet të avancuar të manovrimit saqë ekspertë besojnë se ka mundësi që të shpërthejnë mbrojtjen ajrore të Izraelit.
Një tjetër temë që u hap ishte nëse ishte përfshirë edhe CIA e SHBA’së këtë herë. Ekspertët kanë theksuar se SHBA dhe Izraeli kishin kaluar një javë duke kryer stërvitje ushtarake rreth goditjes së caqeve, siç është Iranit, kështu që kryerja e një sulmi të tillë menjëherë pas atyre stërvitjeve do të mund të jetë një porosi për seriozitetin e tyre.
Ata vlerësojnë se vizita e Drejtorit të CIA’së William Burns në Izrael pak para sulmit është dëshmi e nevojës së një takimi kokë më kokë mes krerëve të CIA’së dhe Mossad për të përgatitur sulmin.
SHBA’ja ka adoptuar një ton më agresiv me Iranin që prej se ata kanë furnizuar me drone Rusinë në luftë me Ukrainën dhe ka demonstruar edhe më tepër mos durim rishtas me dështimin e Teheranit për t’iu kthyer respektimit të Marrëveshjes Bërthamore të 2015’së./gazetametro.net
It seems that #Iran 🇮🇷will not be able to supply #Russia 🇷🇺 aggainst #Ukraine 🇺🇦with drones! pic.twitter.com/BS9d73GaHB
— Daniel Smith (@DanielS18352008) January 29, 2023