Loading…

Sulmi me sëpatë në Dyseldorf u krye nga një kosovar (Foto/Video)

  • 10/03/2017 | 11:17

Sulmi me sëpatë në Dyseldorf u krye nga një kosovar (Foto/Video)

Për sulmin e mbrëmshëm me sëpatë në stacionin e trenit në Dyseldorf, është arrestuar një 36 vjeçar me emrin Fatmir.H., raporton gazeta gjermane Der Spiegel Online.


Sulmi me sëpatë në të cilin mbetën të lënduar shtatë persona, sipas autoriteve gjermane, nuk ishte sulm terrorist. Personi, që e ka keryer atë, raportohet të ketë probleme të rënda mendore.

aa

Autoritetet policore gjermane, kanë bërë të ditur vetëm se ai vjen nga një vend i ish Jugosllavisë, dhe jeton në Wappertal, por mediat atje, nga burime brenda policisë, kanë arritur të zbulojnë se bëhet fjalë për 36 vjeçarin Fatmir H., me origjinë nga Kosova.

Kryesi i veprës sipas autoriteteve gjermane, pas arrestimit është dërguar në spital për trajtim, pasi kishte lëndime të rënda, gjegjësisht thyerje të eshtrave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë