Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rrahjen e djalit të Nenad Rashiq, i cili pësoi lëndime të rënda dje, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit policor 24 orësh rrahja ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku viktima kishte marrë lëndime të rënda.
Viktima është dërguar për tretman në spitalin e Graqanicës, ndërsa janë arrestuar 7 persona dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.