Loading…

Sulmi ndaj policëve në veri, reagon Kurti: Bandat kriminale po barrikadojnë vetën kundër zbatimit të ligjit

  • 06/08/2022 | 16:55

Sulmi ndaj policëve në veri, reagon Kurti: Bandat kriminale po barrikadojnë vetën kundër zbatimit të ligjit

Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të sotëm në Liqenin e Ujmanit ndaj policisë kufitare, transmeton Gazeta Metro.


Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm me armë zjarri nuk ka asnjë viktimë, derisa ka thënë se bandat kriminale në veri po i ikin zbatimit të ligjit.

“Rreth 10 herë të shtëna me armë zjarri janë drejtuar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po kryente një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar ai.

“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, përfundon postimi i tij.

Policia e Kosovës ka sot se Policia kufitare në Zubin Potok, është sulmuar me armë zjarri paraditen e së shtunës.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, u bë e ditur në komunikatë.

“Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin”, u sqarua ndër të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë