Loading…

‘Sulmi në Banjska’, DW: Si duket grupi ishte jashtë kontrollit të Vucic, e zunë në befasi

  • 25/09/2023 | 20:16

‘Sulmi në Banjska’, DW: Si duket grupi ishte jashtë kontrollit të Vucic, e zunë në befasi

Konflikti i armatosur në Kosovë sikur i ka zënë në befasi autoritetet në Beograd sipas DW. Këto zhvilime kanë ngritur shumë pyetje që ende nuk kanë përgjigje shtojnë.


Siç shkruan redaksia serbe e Deutche Welle të hënën se ka mësuar se serbët e armatosur, ata të arrestuarit dhe të vrarët pas konfliktit me policinë kosovare – janë banorë lokalë. Dhe si duket jashtë kontrollit të Beogradit. Serbia po e humb përparësitë që po i jepte Kurti.

Luftimet në veri të Kosovës shkruhet në raportin e DW sikur e kanë zënë ngushtë pushtetin në Beograd. Një ditë më vonë, ende ka më shumë pyetje se përgjigje shtohet më tej.

Reagimi ndërkombëtar ishte shumë i ashpër pas sulmit që vet kryediplomati i BE’së, Josep Borrell, e quajti terrorist të dielën, endërsa të hënën ishte Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, që e cilësoi si ‘sulm i koordinuar’.

Pajisjet që u zunë, armatimi dhe municioni konsiderohet nga shumë ekspertë të sigurisë, për të mos thënë të gjithë, se ishte i sasisë dhe sofistikimit të tillë që vështirë se një grup i pavarur të kishte qasje në të pa një koordinim me autoritete mbështetëse./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë