Loading…

‘Sulmi në Banjska’, Gorani: Vuçiq e pësoi, tash është njeriu më i vetmuar në dynja

  • 25/09/2023 | 21:54

‘Sulmi në Banjska’, Gorani: Vuçiq e pësoi, tash është njeriu më i vetmuar në dynja

Analisti Dukagjin Gorani vlerëson se nga situata e djeshme e sulmit në veri ndaj Policisë së Kosovës, më së shumti e ka pësuar presidenti serb Vuçiq.


Analisti Gorani u shpreh se flitet se janë dhjetëra sulmues të vrarë, por këto janë informata të pakonfirmuara.

“Tash gjithçka flitet edhe nëpër rrjete sociale, por ajo që unë e kam ndi është se atje flitet se ka me dhjetëra të vrarë, me dhjetëra. Tash kjo nuk është e konfirmuar, por aq sa dihet janë katër sulmues të vrarë, por vetëm fakti se fliten këto fjalë unë pres reagime të vazhdueshme këto ditë në skenën politike serbe se dikush duhet me jap përgjegjësi”.

Gorani sa i përket përgjegjësisë për sulmin, ishte ose jo organizator presidenti serb Vucic, llogari do të japë ai pasi këto struktura janë afër tij.

“Njeriu që ka pësuar më së shumti këtu është Vuçiqi, ai sot mendoj unë është njeriu më i vetmuar në dynja, meqenëse e din se strukturat që ka mendu që i ka nën kontroll nuk i ka. Ai e di që kjo që ka ndodh në veri të Kosovës, edhe nëse ai s’ka qenë i përfshirë, atij ka me ju faturu. Edhe me të drejtë sepse këto janë struktura me të cilat ai ka bashkëpunu”, tha Gorani në Pressing, raporton Express.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë