Loading…

‘Sulmi në Banjska’, Hysa: Serbët assesi t’ia lëshojnë të artën shqiptarëve në olimipiadën e budallallëkut 

  • 26/09/2023 | 23:17

‘Sulmi në Banjska’, Hysa: Serbët assesi t’ia lëshojnë të artën shqiptarëve në olimipiadën e budallallëkut 

Historiani Ylber Hysa, ish ambasador kosovar në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se do të ishte një supozim logjik se me këtë krizë në veri pas sulmit terrorist logjikisht përfituese kryesore do të mund të ishte Moska zyrtare, transmeton Gazeta Metro.


Në emisioni qendror të lajmeve të televizionit serb Nova S ish diplomatit Hysa iu kërkua të komentojë rreth situatën në Veri.  Atij iu kërkua të sqarojë si do të ndikojë ky zhvillim në procesin e dialogut dhe ndikimin e tij në pozicionet e palëve, por edhe duke iu qasur nga një këndvështrim më lartë të implikimit.

“Do të ishte një supozim logjik se me këtë krizë në veri pas sulmit terrorist logjikisht përfituese kryesore do të mund të ishte Moska zyrtare”.

Ai u pyet nëse nuk do të ishte kryeministri Albin Kurti një përfitues nga kjo krizë, Hysa e tha se po do të ketë, një efekt resetimi për pozicionin e Kurtit, por jo edhe aq për meritën e tij, sesa një veprimtari jo aq inteligjente nga pala serbe.

“Albin Kurti sigurisht me këtë që ndodhi dje tërësisht e resetoi lojën. Në këtë lojë ai absolutisht nuk është fajtori, policia kosovare zhvilloi një aksion të koordinuar, dhe vet fakti që i këtij koordinimi dhe faktit tjetër që asnjë nga besimtarët dhe priftërinjtë në manastir nuk u plagos dëshmon suksesin e një operacioni të tillë.”

Po si do t’i qasen pala ndërkombëtare tani ndaj kryeministrit Kurti dhe a do vazhdonjë me qëndrimin e tyre ndaj tij dhe qasjes së tij.

“Sido që të ketë punuar Kurti, punoi mirë ose jo, me këtë që ndodhi pardje, me një budallallëk prej lojës politike, Kurti është tërësisht i resetuar në këtë tregim. Ndoshta iu tingëllon një shaka cinike, por me këtë u dëshmua se shqiptarët assesi t’ia grabisin serbëve medaljen e artë në olimpiadën e budallallëkut. Mendoj se ky do të jetë një shkak që të ketë refletkim serioz edhe për çështjen e dialogut por edhe ndaj Beogradit, i cili me vet shpalljen ditë zije e indirekt ose edhe direkt e merr përgjegjësinë për këtë situatë që ndodhi”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë