Loading…

Sulmi terrorist në Paris ku mbeti një turist i vrarë, publikohet momenti i kapjes së autorit

  • 03/12/2023 | 17:56

Sulmi terrorist në Paris ku mbeti një turist i vrarë, publikohet momenti i kapjes së autorit

Videoja e arrestimit të autorit të sulmit terrorist në Paris po bën xhiron e rrjetit. Autori, një 26 vjeçar qëlloi për vdekje për turist gjerman dhe plagosi dy të tjerë, në atë që e cilësoi si një shenjë hakmarrje për myslimanët që po vriten në botë.


video shihet sulmuesi duke u përpjekur t’i shpëtojë dy policëve, një burrë dhe një gruaje, të cilët i drejtojnë armët.

Në të njëjtën kohë, autori postoi një video në rrjetet sociale duke marrë përgjegjësinë për sulmin e tij. Në këtë fazë, hetuesit nuk e dinë se kur është regjistruar video, por ajo është postuar në internet “njëkohësisht” me sulmin, sipas burimit të sigurisë.

Pas sulmit ka reaguar presidenti francez, Macron. Në postimin e tij, Emmanuel Macron i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të shtetasit gjerman që humbi jetën. Gjithashtu për sulmin ka reaguar edhe kryeministrja Elizabeth Borune.

“Ne nuk do t’i dorëzohemi terrorizmit”, tha Borune.

Sulmi ka ndodhur afër Kullës Eiffel, pak para orës 21:00, të shtunën.

Policia ka arritur ta kap sulmuesin 26-vjeçar, i njohur për autoritetet e sigurisë, dhe prokurorët kanë nisur hetimet.

Zyrtarët e kanë konfirmuar se burri i vrarë ka qenë shtetas gjerman.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se viktima, e lindur më 1999, ka qenë me gruan e tij, kur është sulmuar për vdekje.

Ai ka thënë se jeta e gruas është shpëtuar pas intervenimit të një shoferi taksie, dhe i dyshuari ka ikur afër Lumit Sena.

Burri, më pas, i ka sulmuar edhe dy njerëz tjerë, njërin në sy me çekan, ka thënë ministri.

Dy personat tjerë të plagosur janë trajtuar në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Darmanin ka thënë se i dyshuari është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Akbar [Zoti është më i madhi]” dhe i ka thënë policisë së është i mërzitur sepse “shumë myslimanë janë duke vdekur në Afganistan dhe Palestinë”.

Ai ka thënë se i dyshuari ka qenë katër vjet në burg, pasi është dënuar për një tjetër sulm më 2016, dhe ka qenë në listën e vëzhgimit të shërbimeve të sigurisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë