Loading…

Sulmohen seksualisht dy vajza të mitura në Skenderaj, të dyshuarit i morën me zor dhe i çuan në park

  • 25/11/2022 | 09:20

Sulmohen seksualisht dy vajza të mitura në Skenderaj, të dyshuarit i morën me zor dhe i çuan në park

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin.  


Në shumë raste viktimat janë vajzat e mitura, të cilat nuk po kanë siguri askund dhe po kërkojnë mbrojtje e ndihmë nga shteti.

Një rast i frikshëm ka ndodhur dje në komunën e Skenderajt, ku dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga dy persona të moshës madhore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 21 dhe 23-vjeçari dyshohen se i kanë marrë vajzat pa dëshirën e tyre dhe të njëjtat i kanë dërguar në parkun e qytetit.

Bazuar në dëshminë e vajzave të cilat para hetuesve policorë kanë rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje, Sinjali mëson se të dyshuarit i kanë puthur dhe i kanë prekur në zona të ndryshme të trupit dy të miturat.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion dy të rinjtë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë