Borko Stefanovic, ish-kryenegociatori serb për Kosovën, është sulmuar rëndë dhe përgjakur.
Mediat serbe kanë publikuar foto të Stefanovic ku ai shihet i përgjakur keq, shkruan gazetametro.net
Sipas gazetës serbe ‘Blic’, ai u sulmua nga persona me maska.
Ende nuk dihet për gjendjen e tij, por ai ndodhet në spital për trajtim. /gazetametro.net