Loading…

Sulmohet konsulata turke në Prizren

  • 28/11/2016 | 13:16

Sulmohet konsulata turke në Prizren

Sot rreth orës katër të mengjesit ne Prizren është sulmuar me koktej molitovi konsulata turke, ku ka dëme materiale, thyerje të xhamave. Lëndime në njerëz raportohet të mos ketë.

Ngjarja ka ndodhur  pas vendosjes së flamujve turq përkrahë atyre shqiptarë për nder të festës së flamurit. Pas kësaj ka pasur reagime nga qytetaret të cilët e kanë kundërshtuar vendosjen e flamurit të një shteti pasardhës të një perandorie me të cilën shqiptaët kanë luftuar për ta shpallur pavarësinë pikërisht me 28 nëntor të vitit 1912

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 4 të mëngjesit.

“Objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar, me ç’rast janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Hetuesit e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me çka është sulmuar ky objekt”, ka thënë Hoxha për Koha.net.

Gjithashtu ata kanë shtuar se besojnë qe ky rast do të zbardhet, dhe se përpjeket e tilla nuk do mund të shkatërrojnë raportet vllazërore 600 vjeçare në mes te popullit turk dhe shqiptarë, raporton gazetametro.net

“Pesë persona janë duke u intervistuar në Policinë rajonale të Prizrenit”, ka deklaruar Hoxha, duke shtuar se hetimet po vazhdojnë, rreth kësaj ngjarje.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar  Ambasada turke në Kosovë. Sipas burimeve të gazetës Metro, zëra zyrtarë nga Ambasada turke kanë thënë se janë shkokuar nga kjo që ka ngjarë, ata kane shtuar se ndihen keq se si një sulm i tillë të vijë nga një vend mik e vllazëror si Kosova./gazetametro.net

 

1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë