Loading…

Sulmohet me granatë objekti i qeverisë në veri

  • 10/01/2017 | 21:37

Sulmohet me granatë objekti i qeverisë në veri

Një mjet shpërthyes është hedhur sonte në Mitrovicën e Veriut në objektin e qeverisë së Kosovës, të përuruar dy javë më parë.


Lajmi është konfirmuar nga zëvendës komandanti rajonal i policisë për veriun e Kosovës, Besim Hoti.

“Nga hedhja e një granate dore në veri të Mitrovicës janë dëmtuar xhamat e objektit qeveritar të Kosovës”, tha Hoti.

Objekti i sulmuar ishte përuruar dy javë më parë, më 28 dhjetor 2016, nga ministrja për dialog, Edita Tahiri.

Në ditën e përurimit, Tahiri kishte thënë se Kosova “po e shtrin sovranitetin e vet në pjesën veriore të vendit”.

Në këtë objekt është paraparë t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Gjithsejt do të punojnë 105 zyrtarë të punësuar në këto institucione.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë