Loading…

Sulmohet me koktej molotovi Shtëpia e Alfabetit në Manastir

  • 07/03/2017 | 10:56

Sulmohet me koktej molotovi Shtëpia e Alfabetit në Manastir

Huliganë maqedonas sot në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar dhe demoluar Muzeun e Alfabetit në Manastir.


Sulmi ndaj Shtëpisë së Alfabetit është kryer me koktej molotovi, ndërsa të gjitha dritaret e muzeut janë thyer, derisa kati i sipërm është përfshirë nga flakët, por pa dëme të konsiderueshme, bëjnë të ditur mediat në Maqedoni, përcjell gazetametro.net.

Vendi i ngjarjes tashmë është rrethuar nga pjesëtarë të policisë, të cilët ndalojnë çdo qasje afër Shtëpisë së Alfabetit. Ndryshe, nuk është hera e parë që huliganë maqedonas sulmojnë dhe demolojnë Shtëpinë e Alfabetit në këtë qytet.

Çdo herë kur në Shkup ka protesta, huliganët dëmtojnë muzeun në Manastir, derisa gjithmonë para çdo 22 Nëntori që është Ditës së Alfabetit Shqip, po ashtu sulmohet ky objekt./gazetametro.net

foto-muzeu3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë