Loading…

Sulmohet me raketa drejt Ambasadës Amerikane në Bagdad

  • 26/03/2020 | 10:34

Sulmohet me raketa drejt Ambasadës Amerikane në Bagdad

Dy raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, tha ushtria Irakiane. Ky është 26’të i tillë 6 muajt e fundit, të dyshuarit kryesor dhe disa herë cak i sulmeve të Ushtrisë Amerikane pas sulmeve të tilla është grupi paramilitar shiitë, Hezbollah, të afërt me Iranin, transmeton Gazeta Metro.


“Dy raketa ranë pranë komandës së operacionit në Bagdad”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një burim irakian i sigurimit tha se shënjestra e synuar duket të jetë ambasada e SHBA-së, e vendosur disa qindra metra në jug të vendit ku goditën raketat.

Që nga fundit i tetorit të vitit të kaluar, ky është sulmi i 26-të i tillë, që ka si synim objektet ku janë të vendosura trupat e huaja dhe diplomatët në Irak.

Konflikti mme Iranin u përkeqësua në Irak pas sulmit dhe vrasjes së një kontraktori amerikan në Irak, dhe sulmit të ambasadës amerikane në zonën e gjelbërt në Bagdad që u mbjat e rrethuar për dy ditë rresht nga paramilitarët e Hezbollah.

Presidenti Amerikan, Donald Trump, urdhëroi në janar vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, që ishte organizatori kryesor i këtyre forcave vartëse iraniane në rajon. Kjo qoi deri në përkeqësimin e marrëdhënieve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë