Para pak minutave është sulmuar me thikë një i ri, në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Dëshmitar nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Periskopit se djali i ri është therrur në krahë dhe në shpinë nga persona të panjohur, të cilët kanë ikur nga vendin i ngjarjes.
Por, gjendja e të lënduarit nuk është e rëndë. Përveç tij, i lënduar ka mbetur edhe një nga shokët e tij.