Loading…

Sulmohet në pikë të mëngjesit infermieri në Dragash, reagon FSSHK

  • 18/06/2021 | 13:52

Sulmohet në pikë të mëngjesit infermieri në Dragash, reagon FSSHK

Një infermier i urgjencës në QKMF të Dragashit N.H është sulmuar në mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Metro.


Ndaj këtij sulmi ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë (FSShK) duke e mbajtur edhe një protestë në oborrin e kësaj QKMF’je.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit N.H i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 min derisa po përfundonte ndërrimin e natës infermieri i urgjences në QKMF të Dragashit N.H është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor. Mirëpo kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç’rast pacienti së bashku me djalin e tij i kanë dal në pritë ne rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Me këtë rast infermieri N.H është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmën mjekësore pasi që i njëjti siç edhe ka deklarur në polici ka pësuar lëndime ne kokë dhe në gjunjë. Si shenjë reagimi nga ana e punëtorëve shëndetësor në oborrin e QKMF-së së Dragashit është mbajtur një protestë e cila ka zgjat nga ora 9:00 deri në ora 10:00”, thuhet në reagimin e FSShK’së.

Sulmin e ka dënuar edhe Zyra Regjionale në Prizren për çka kanë shprehur shqetësimin lidhur me sulmin fizik ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit.

“Veprime të tilla ndaj punëtorëve shëndetësor janë dënueshme, të patolerusheme dhe kërkohet nga organet relevante kompetente që të merren me rastin në fjalë duke i vendos para drejtësisë sulmuesit dhe njëherit punëtorëve shëndetësor t’iu ofrohet siguri më e madhe në vendin e punës”, thuhet në reagim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë