Loading…

Sulmohet patrulla e Policisë së Kosovës në Zveçan, një polic i lënduar

  • 09/12/2022 | 01:10

Sulmohet patrulla e Policisë së Kosovës në Zveçan, një polic i lënduar

Rreth orës 23:00  të enjten në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur nga një veturë kanë hapur zjarr me armë zjarri ndaj tyre gjatë patrullimit.

Vetura e të dyshuarave ishte me tabela serbe KM, e markës Audi ngjyrë hiri. Ndaj tyre është shtënë nga armë të gjata. Sipas njoftimit automjeti është dëmtuar rëndë nga predhat e armës dhe një polic është lënduar lehtë.

Njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Dy ditëve të fundit ka pasur incidente në Veriun e Kosovës, posaçërisht në komunën e Mitrovicës së Veriut ku ka pasur shpërthime në lagjen e Boshnjakëve.

Policia e Kosovës sot ka shtuar prezencën e patrullave në qytetin e Mitrovicës së Veriut si masë parandalimi dhe mbrojtje të qytetarëve në qytet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë