Loading…

Sulmohet portali Infokusi

  • 24/12/2016 | 19:03

Sulmohet  portali Infokusi

 Të  gjitha llogaritë në Facebook, dhe e-mailet private, iu janë  sulmuar dhe marrë gazetarit Shkelzen Dakaj, botues i portalit infokusi.com, shkruan Gazeta Metro.


“Ngjarjen e kemi raportuar në Polici dhe në të gjitha autoritetet në Facebook, përfshirë  krimet kibernetike. Është e çuditshme se përveç rrjeteve sociale dhe llogarive private dhe publike është hakeruar edhe emaili zyrtar në gmail i portalit infokusi.com”, ka thënë Dakaj.

Këtë, botuesi Dakaj e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, duke e informuar edhe publikun se përkohesisht nuk i kanë në menaxhim llogaritë zyratre të portalit në Facebook.

Dakaj ka thënë se nuk ka pasur probleme të tilla më herët, përfshirë kërcënime, apo diçka të tillë.

Dyshimet tona janë se sulmi është tejet i avancuar dhe kemi qenë të kujdesshëm në mbrojtjen, sipas sigurisë që ofrojnë rrjetet sociale, ka shtuar Daka.

“Shkrimi jonë i fundit i postuar ka qenë një hulumtim që e kemi bërë për Blerim Devollin lidhur me pasaportën e tij jugosllave e nxjerrë me 2008 që dyshohet si e fallsifikuar”, ka përfunduar Daka./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë