Loading…

Sulmuan fizikisht Arben Gashin në Kuvend: Gjykata dënon Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn

  • 25/10/2019 | 15:25

Sulmuan fizikisht Arben Gashin në Kuvend: Gjykata dënon Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjobë ish-deputetët Xhavit Haliti nga PDK’ja dhe Gani Dreshaj nga AAK’ja për sulmin ndaj Arben Gashit të LDK’së, shkruan Gazeta Metro.


Në aktgjykimin e siguruar nga Insajderi, thuhet se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Arben Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, duke kryer veprën penale sulm.

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë men dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish ftyrën, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata ua ka shqiptuar atyrë dënimin me gjobë.

Gjykata ia ka shqiptuar Xhavit Halitit denimin me gjobë prej 1 mijë e 250 euro, të cilin obligohet ta paguaj brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dresha, pra 1 mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë