Loading…

Sulmuesi anglez ‘çmendet e sakaton me shkelma’ tifozin kundërshtar

  • 19/05/2022 | 17:42

Sulmuesi anglez ‘çmendet e sakaton me shkelma’ tifozin kundërshtar

Sulmuesi i Sheffield United, Oliver McBurnie thuhet se do të arrestohet pasi që sulmoi një tifoz të Nottingham Forestit pas ndeshjes së ‘play-offit’ në Championship, transmeton Gazeta Metro.


Sipas gazetës angleze, Sky Sports sulmuesi 25-vjeçar është thirrur në një takim nga Policia e Nottinghamshire për një intervistë rreth sulmit ndaj tifozit kundërshtar pas ndeshjes, por i njëjti rrezikon arrestimin nëse nuk merr pjesë.

Në një video të publikuar shihet se si ai sulmon një tifoz të shtrirë në tokë dhe e godet me shkelma, por pastaj nuk mungoi reagimi i personave të tjerë të cilët u përpoqën ta qetësojnë situatën.

Megjithatë, pas hyrjes në fushë të tifozëve të Nottingham Forestit u sulmua gjithashtu edhe kapiteni i Sheffield United, Billy Sharp i cili mori një goditje në fytyrë nga një tifoz.

Policia kishte konfirmuar se ka arrestuar një person për këtë ngjarje pas sulmit që u bë ndaj Sharp, i cili kishte nevojë për qepje.

Ndërsa kujtojmë që Nottingham Forest arriti në finalen e ‘play-offit’ në Wembley pas fitores me rezultat 3-2 me penallti pasi që rezultat i përgjithshëm kishte qenë 3-3.

Portieri vendas, Brice Samba ishte edhe heroi i sfidës sepse priti tre penallti për t’i siguruar vendin ekipit të tij në finale kundër Huddersfield. /gazetametro.net

Sulmohet pas ndeshjes futbollisti anglez, pati nevojë edhe për qepje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë