Loading…

Sulmuesi brazilian i Feronikelit feston me shqiponjë

  • 07/12/2019 | 15:10

Sulmuesi brazilian i Feronikelit feston me shqiponjë

Feronikeli ka arritur që të shënoi fitore të thellë ndaj FC A&N, duke siguruar fazën çerekfinale në Kupën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar sot në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, Feronikeli ka shënuar fitore bindëse ndaj FC A&N me rezultatin 5-0.

Albert Dabiqaj shënoi dy gola, kurse nga një shtuan Kastriot Rexha, Jean da Silva dhe Besmir Bojku.

Sulmuesi brazilian, Jean da Silva, shënoi golin e tretë në këtë ndeshje dhe festoi duke e bërë simbolin e ‘shqiponjës’ me duar.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit zyrtare e Feronikelit për këtë vit kalendarik, teksa kundërshtarin e radhës në Kupë do ta mësoj pas hedhjes së shortit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë