Loading…

Sulmuesi i Manchester Unitedit shembull për të gjithë: Dhuron 25 milionë euro për fëmijët e prekur nga koronavirusi

  • 05/04/2020 | 20:05

Sulmuesi i Manchester Unitedit shembull për të gjithë: Dhuron 25 milionë euro për fëmijët e prekur nga koronavirusi

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka dhuruar 25 milionë euro për fëmijët e prekur nga pandemia botërore koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Koronavirusi tashmë është përhapur në të gjithë botën, teksa kjo gjendje ka shtyer disa nga futbollistët e mëdhenj që t’i dalin në ndihmë vendit të tyre dhe jo vetëm.

Së fundmi një veprim të tillë e ka bërë edhe sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, i cili ka dhuruar 25 milionë euro për fëmijët e prekur nga koronavirusi, raporton ‘The Sun’.

Sulmuesi anglez ditë më parë iu bashkua edhe organizatës ‘FareShare’, organizatë e cila iu del në ndihmë fëmijëve të varfur. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë