Loading…

Sunny Hill nuk mbahet sivjet, por ky është festivali tjetër i madh që sjell artistë të njohur botëror në Kosovë

  • 03/06/2023 | 16:00

Sunny Hill nuk mbahet sivjet, por ky është festivali tjetër i madh që sjell artistë të njohur botëror në Kosovë

Organizatorët e festivalit Sunny Hill kanë njoftuar se sivjet nuk do të mbahet ky festival.


Arsyeja e mos mbajtjes është se po bëhen përgatitjet për lokacionin e ri të festivalit.

Sunny Hill është një festival që sjell mjaft artistë të huaj, por nuk është i vetmi.

Festivali ‘Hardh Fest’ është një festival që vazhdimisht ka sjellë top artistë dhe legjenda të muzikës rock në vend, shkruan reporteri.

Ky festival që mbahet në Rahovec, shënon fillimin e vjeljes së rrushit.

Sivjet mbahet në datat 1, 2 dhe 3 shtator, ndërsa deri më tani është konfirmuar se legjendat e grupit Dire Straits, Dire Straits Legacy do të performojnë në kuadër të festivalit, kurse artistët tjerë do të njoftohen në ditët në vijim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë