Loading…

Super agjenti Mino Raiola flet për të ardhmen e Pogba, Donnarumma dhe De Ligt

  • 17/11/2021 | 15:04

Super agjenti Mino Raiola flet për të ardhmen e Pogba, Donnarumma dhe De Ligt

Kohëve të fundit ka raportime të shumta që lojtarët, si Matthijs de Ligt, Paul Pogba dhe Ginaluigi Donnarumma që janë nën menaxhimin e Raiolas do bëhen me skuadra të reja, Raportohet se te tre nuk janë të kënaqur, andaj do e konsiderojnë largimin në verë, mirëpo Raiola ka thënë se është ende herët, por duke mos e mohuar largimin.


“Pogba – Juventus? Dhjetori është muaji i ëndrrave dhe unë nuk ndalojë ëndrra, por është më mirë që të mos flas për Paul”.

“Është ende herët të flitet për kontratën e Pogbas me Man United. Të shohim çfarë do ndodh. Nuk mund të ndalojë askënd të ëndërrojë për Paul”.

“E ardhmja e De Ligt? Qëndrimi në Juventus apo largimi? Duhet ta bëjmë këtë intervistë në maj, është ende shumë herët”.

“Situata mes Donnarumma dhe Navas? Nuk e di nëse ka problem, por jam i sigurt se kjo situatë do ndryshojë dhe do përfundojë mirë për Donnarumman. Duhet kohë dhe durim derisa të zgjidhet gjithçka”, deklaroi ai për TMË.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do këtë detaje për të ardhmen e futbollistëve në muajt në vijim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë