Sot do të luhen tre ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Vëmendja do të jetë në Podujevë, aty ku Llapi që nuk e ka nisur sezonin siç duhet, pret në shtëpi pretedentët e Ballkanit.
Ndërkohë, kampionia në fuqi Drita rikthehet të luajë ndeshjen e parë të sezonin kundër Besës së Pejës në Gjilan.
Trepça ’89 do synojë befasinë ndaj Prishtinës në ‘Riza Lushta’.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.