Loading…

Superliga e Kosovës pranohet në lojën më të famshme sportive në internet: Tani mund t’i ‘menaxhoni’ të gjitha ekipet kosovare

  • 21/05/2020 | 18:12

Superliga e Kosovës pranohet në lojën më të famshme sportive në internet: Tani mund t’i ‘menaxhoni’ të gjitha ekipet kosovare

Nga 20 maj 2020 Superliga e Kosovës është pranuar në njërën prej lojërave më të popullarizuar në botën e futbollit, ‘Online Soccer Manager (OSM)’. Në këtë lojë ju mund të zgjedhni një ekip kosovar dhe ta menaxhoni për një sezon të tërë, shkruan Gazeta Metro.


Loja OSM luhet në Kosovë që nga viti 2007, por edhe më herët. Kjo lojë ka një numër të madh të lojtarësh në botë, ku sipas statistikave luhet nga më shumë se 10 milionë persona ku nga ta një numër i madh janë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Kosova renditet si shtetit 29 në botë për nga numri i lojtarëve dhe që ka lojtarë shumë aktiv dhe me eksperiencë.

Me anë të kësaj loje ju mund të merrni nën menaxhim një ekip, në rolin e trajnerit. Ju duhet të ndërtoni formacionin, të stërvitni lojtarët dhe të formoni taktikat e juaj të lojës në mënyrë që të fitoni ligën ose edhe të renditeni në një pozicion më të mirë.

E që nga nesër në këtë lojë mund të zgjedhni edhe ekipet e Superligës së Kosovës, të cilat mund t’i merrni nën menaxhim për një ‘sezon’.

Superliga e Kosovës është pranuar nga ‘OSM’ falë një angazhimi të madh të lojtarëve shqiptarë të cilët kanë bërë një kërkesë.

Përveç lojë normale standarade, kjo lojë ofron edhe battle games, ku mund të luhen lojëra në mes të grupeve të ndryshme të cilat janë të quajtura si Crew Battles.

Në OSM është krijuar edhe një Crew me anëtarë nga Kosova, nga data 12 maj 2018 dhe që kanë suksese të mëdha.

Kryesuesi i këtij grupi Dionis Berisha, ka treguar për Metron se momentalisht ky grup ndodhet në vendin e dytë në rang botëror.

”Duke parë sukseset tona si Crew, ne kemi marr një iniciativë për te kërkuar ligën e Kosovës ne lojë. Si fillim në dhjetor të vitit 2018 kam bërë kërkesën përmes postes elektronike, nga stafi kemi marr përgjigje pozitive por prapë nga Game Basic asgjë. Kemi prit një periudhë të gjatë pas asaj kërkese deri morëm vendim për krijimin e një peticioni të cilin e emëruam ‘Request to add league of Kosovo in the ‘Online soccer manager’ video game’. Peticioni është krijuar me 22 janar të vitit 2020”, ka thënë Berisha për Metron.

Ky peticion është nënshkruar nga 283 persona të cilët janë lojtarë aktiv në këtë lojë dhe kanë qenë aktiv për shtatë dit.

Tutje Berisha ka bërë të ditur që pasi është bërë kërkesa kanë bashkëngjitur edhe nënshkrimet si dhe i kanë dhënë direktiva ‘OSM’ se ku munden t’i gjejnë ekipet dhe lojtarët.

Që nga 20 maj 2020 tani Superliga e Kosovës është e pranuar zyrtarisht në Kosovë.

Ndërkaq në këtë lojë është edhe kombëtarja e Kosovës, e cila mund të zgjedhet nga lojtarët dhe të luajnë në fazën kualifikuese për EURO 2020.

Në rrjetin social Facebook është formuar edhe një grup i titulluar ‘Maraklit e OSM’, i cili numëron mbi 400 anëtarë dhe janë shumë aktiv në këtë lojë. /gazetametro.net

 

 

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë