Loading…

Surroi e mëson Haradinajn se si duhet t’i përgjigjet Erdoganit

  • 31/03/2018 | 18:37

Surroi e mëson Haradinajn se si duhet t’i përgjigjet Erdoganit

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, sot ka kërcënuar hapur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i thënë se kosovarët nuk e meritojnë një kryeministër si ai, dhe se do të paguaj për shkarkimet që ua bëri atyre që ishin të përfshirë na arrestimin e gylenistëve. Me këtë Erdogan ka shkaktuar incident diplomatik në mes të Kosovës dhe Turqisë.


Publicisti Veton Surroi, lidhur me këtë ka thënë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në përgjigjen e saj, por vendi ynë duhet të reagojë.

Ai i ka shkruar disa pika, përmes të cilave këshillon Haradinajn se si t’i përgjigjet Erdoganit.

Postimi i plotë i Surroit:

Vendimi për rrëmbim dhe dorëzim të gjashtë qytetarëve turq tashmë ka krijuar edhe incidentin e pritshëm në marrëdhëniet me Turqinë. Reagimi i presidentit Erdogan ishte emocional, ai i Kosovës nuk duhet të jetë i tillë. Megjithatë vendi ynë duhet të reagojë.

Nëse MPJ dëshiron ta bëjë këtë, duke e thirrë ambasadoren turke në Prishtinë ja disa pika që mund të përcillen:

1. Kosova e konsideron Turqinë një aleate të rëndësishme, që nga ditët e ndërhyrjes së NATO-s për liri, ashtu edhe duke prirë në njohje pas pavarësisë.

2. Jemi të brengosur me deklarimin e presidentit Erdogan, aq më shumë kur dimë për ndjenjën miqësore që ka për konsolidimin e Kosovës. Fjalët e adresuara ndaj kryeministrit tonë nuk e reflektojnë sensin tradicional të miqësisë

3. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të saj për mospërfillje procedurash , ligjesh e normash të Kushtetutës së vendit, me rastin e dorëzimit të gjashtë qytetarëve turq autoriteteve të Turqisë. Qeveria është tejet e brengosur me shkeljen e mundshme të konventave evropiane, që , si shtet evropian, janë pjesë e rregullimit tonë juridik.

4. Kryeministri i Kosovës është zgjedhur në procedurë të rregullt demokratike. Mandati i tij rrjedh nga vota qytetare dhe ai i përgjigjet asaj. Ashtu si jemi deklaruar çdo herë, pra edhe me përpjekjen anti-kushtetuese të rrëzimit të pushtetit në Turqi më 2015, ekziston vetëm një formë e përfundimit të mandatit të Kryeministrit,ajo është me Kushtetutën e vendit.

5. Shpresojmë të vazhdojmë komunikimin ,pa këtë barrë të panevojshme emocionale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë