Loading…

Surroi kritikon SHBA’të dhe Grenellin: Marrëveshjet e tyre mohojnë pavarësinë e Kosovës

  • 28/01/2020 | 11:19

Surroi kritikon SHBA’të dhe Grenellin: Marrëveshjet e tyre mohojnë pavarësinë e Kosovës

Publicistja e njohur, Flaka Surroi, ka kritikuar rolin e Ambasadorit Richard Grenell si dhe SHBA’ve, lidhur me marrëveshjet e fundit të cilat sipas saj mohojnë pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Në një kolumnë të shkruar së fundi, Surroi kritikon marrëveshjet që po arrihen në Berlin mes Kosovës me Serbinë.

“Nuk do të ma kishte marrë mendja se 20 e kusur vjet pas çlirimit ende do të kishte diplomatë të huaj që do të vinin për të arritur marrëveshje për neve, duke u marrë vesh herë me njërin kryeqytet e herë me tjetrin”, ka shkruar ajo.

Tutej, kjo marrëveshje sipas Surroit është mohim i pavarësisë së Kosovës dhe që kosovarët e nënshkruan me trysni.

“Dhe po kjo marrëveshje e kotë, të cilën aq shumë e kundërshtuam si mediume dhe shoqëri civile e pafuqishme, është në fakt baza për këtë letër qëllimi që e solli Grenelli si “lajmin e mirë me të cilin do të na sjellë zhvillim ekonomik”. Është mbështetur mbi një dokument që e mohon pavarësinë e Kosovës dhe shtetësinë e vet, dhe është një dokument që u është bërë shumë trysni kosovarëve që ta nënshkruajnë”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, problemi i Kosovës me ekonominë, buron nga ato me politikën.

“Me gjithë respektin për shtetin të cilin e përfaqëson Grenelli, dhe me gjithë respektin për të, për postin që mban, megjithatë, nuk mund t’i gëzohem një euforie të këtillë blickrigu – ku na thuhet harrojeni politikën e kthehuni nga ekonomia, kur pikërisht i gjithë problemi ekonomik i Kosovës e ka bazën te politika”, shkruan ajo.

Për të lexuar kolumnën e plotë të Surroit klikoni KËTU./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë