Loading…

Surroi tregon se kush e vrau në burg Astrit Deharin

  • 29/10/2019 | 12:12

Surroi tregon se kush e vrau në burg Astrit Deharin

Kolumnistja e njohur, Flaka Surroi, ka shkruar një kolumne të re për zhvillimet politike të javës që shkoi, me theks të veçantë te rasti i aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Surroi e ka titulluar shkrimin e saj “Shteti që vret” duke e bërë me faj çdo mekanizëm relevant për vdekjen e të riut 26 vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ajo deklaron se raporti i Institutit zviceran që u publikua i plotë ditë më parë e heq mundësinë e vetëvrasjes 100 për qind, edhe pse në fakt një gjë e tillë nuk është plotësisht e vërtetë.

Raporti në fjalë konstaton mjetet e paraqitura nga ekspertiza kosovare, bën thirrje që të përmendet mundësia e përfshirjes së një personi tjetër, por edhe vlerëson që plagët e shkaktuara me objekt të mprehtë në trupin e Deharit janë bërë pikërisht nga ai vetë.

Po i njëjti institute do të bëj një tjetër ekspertizë më të plotë ku përfundimisht mund të heq dyshimet për vrasjen apo vetëvrasjen e të riut.

Sidoqoftë, zonja Surroi me të drejtë bën përgjegjëse institucionet relevante që kishin në kujdes jetën e aktivistit të VV-së.

“Përgjegjës për jetën e Deharit në burg ishte Shërbimi Korrektues i Kosovës, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë. Përgjegjës për deklaratat e rreme të një drejtori policie, pos atij vetë, ka qenë edhe Ministria e Brendshme.” – shkruan ajo.

Më pas, ajo bën përgjegjës shtetin e Kosovës që nuk i ofroi siguri e as mbrojtje të domodsoshme.

Për ta lexuar të plotë shkrimin, iu ftojmë të klikoni KËTU.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë