Loading…

Suspendohen 4 zyrtarë për rastin Dehari

  • 22/11/2016 | 13:22

Suspendohen 4 zyrtarë për rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka suspenduar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, një zyrtar korrektues dhe dy mbikqyrës.

“Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari”, lajmëron ministria.

Inspektorati, sipas komunikatës, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.

“Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake”, thuhet në komunikatën e ministrisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë