Safete Tolaj, e cila deri tash vonë ka punuar si gjykatëse në Gjykatën e Deçanit është suspenduar nga puna. Krejt kjo si pasojë e dyshimeve se djali i saj merrte mito për përshpejtimin e lëndëve.
Vendimi për suspendim i ka ardhë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Suspendimi i saj ka ardhë pas bastisjes së shtëpisë së gjyqtares dhe më pas arrestimin e saj dhe djalit të saj Fisnikut një javë më parë./gazetametro.net