Loading…

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture në Pejë

  • 08/11/2021 | 13:15

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture në Pejë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër të këtij këshilli.


Ky vendim erdhi pasi që Florije Zatriqi e kishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një të akuzuar për dhunimin e një 15-vjeçareje, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend.

Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë