Kandidatja me prejardhje shqiptare për Kongresin amerikan, Suzana Shkreli, ka humbur garën.
Asistent-prokurorja Shkreli ka marrë mbështetjen e Presidentit Barack Obama ndërsa ka kandiduar për postin e përfaqësimit të zonës së Miçiganit në Kongres.
Ajo po garonte për Partinë Demokratike.