Loading…

‘S’varemi më nga teket e Rusisë’: Polonia ndërpret dominimin e gazit rus, ndërtoi gazsjellësin drejt Norvegjisë

  • 28/01/2022 | 19:24

‘S’varemi më nga teket e Rusisë’: Polonia ndërpret dominimin e gazit rus, ndërtoi gazsjellësin drejt Norvegjisë

Tubacioni i gazsjellësit Baltik një projekt me vlerë 2.1 miliardë euro që lidh Poloninë me pikat e gazit në Norvegji do të shkundë tregun energjetik në Europën qendrore. Ky projekt në tetor do t’i mundësoj shkëputjen nga varësia e gazit rus dhe teket e Rusisë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tekstit të botuar në uebfaqen e Institutit të Varshavës nga tetori i këtij viti Polonisë më nuk do t’i duhen furnizimin të gazit rus që vjen nga gazsjellësi Jamal. Në vjeshtë nis furnizimi i gazit përmes Detit Verior në tubacionin e ri në Baltik.

Marrëveshja e dërgesave të gazit natyror i nënshkruar në shtator të 1996’s mes kompanisë polake të gazit PGNiG dhe asaj ruse Gazprom skadon me 31 dhjeetori të 2022’s dhe nuk do të rinovohet më, pasi që gazi do të importohet nga Norvegjia që nga 1 tetori, pavarësisht, siç shkruhet, “teket e Kremlinit”.

Kjo mundëson krijimin e rutave të reja të furnizimit me gaz natyror nga Norvegjia drejt tregut danez dhe polak, e deri tek shfrytëzuesit e fundit në shtetet fqinje. Polonia ka bërë një hap të madh drejt diversifikimit të furnizimit të energjisë dhe kështu bëhet e pavarur nga furnizimi me gazin rus.

Projekti strategjik infrastrukturor mes Danimarkës dhe Polonisë do të ketë kapacitet prej 10 miliardë metra kub në vit, që është përafërsisht ekuivalent i sasisë së gazit që Polonia tani importon nga Rusia.

Sipas kompanisë shtetërore polake të gazit Gaz-Sistem kanë mbetur edhe disa testime teknike që me 1 tetor të 2022’s, tre muaj para skadimit të marrëveshjes mes Polonisë dhe Rusisë për importin e gazit, të nisë transferi komercial i gazit nga Norvegjia në Poloni.

Qeveria në Poloni disa herë ka përsëritur se nuk do të rinovoj marrëveshjen me Vladimir putin, dhe ka njoftuar për synimin ee zëvendësimit të sasive të importit të gazit përmes gazsjellësit Baltik.

Zëvendës ministri i pronave publike në Poloni, Matej Malecki ka deklaruar për radion polake Radio 24 se Rusia është përgjegjëse për çmimet e larta të gazit, dhe që ka zvogëluar dërgesat Europës për ta shantazhuar dhe detyruar të certifikoj gazsjellësin Nord Stream 2.

Lëshimi i Nord Stream 2 shihet si veprim politik pasi ky tubacion tejkalon Poloninë dhe Ukrainën ku gazi do të dërgohej direkt klientëve në Perëndim. Pas certifikimit të Nord Stream 2, Gazprom do të eksportonte mbi gjysmën e gazit në Europë.

Malecki tha se gazsjellësi Baltik do të thotë çlirim i Polonisë dhe Europës,

Ky ndryshim i politikës energjetike nuk do të thotë vetëm goditje gjeostrategjike ndaj Rusisë, por edhe dobësim i presidentit bjellorus Aleksandar Lukasenko, pasi një pjesë e madhe e gazsjellësit Jamal kalon përmes Bjellorusisë. Presidenti kontrovers bjellorus e aleat i Rusisë ka kërcënuar se do të ndërpriste furnizimin me gaz nëse BE vendos sanksione të reja shtetit të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë