Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi do të duhej të ndalohej nga policia me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Parisi.
“Policia e Kosovës dhe KFOR-in është dashur që porsa u kthye Thaçi në Kosovë ta ndalonin në aeroport dhe ta bastisin. Sepse, ka mundësi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini për t’i eliminuar opozitarët e VETËVENDOSJE!-s dhe gazetarët kritikë”, ka thënë Sveçla përmes Facebook.
“Prej Putinit, Vuçiqit e tash edhe Hashës asgjë të mirë vendi jonë nuk pret”, ka shkruar ai.