Loading…

Sveçla dyshon se janë vrarë më shumë terroristë: Ka informata nga inteligjenca

  • 01/10/2023 | 18:30

Sveçla dyshon se janë vrarë më shumë terroristë: Ka informata nga inteligjenca

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla beson se në veri ka më shumë se tre terroristë të vrarë.


Sveçla tha se zyrtarisht janë tre dhe se do të njoftojnë nëse do të gjenden edhe trupa tjerë.

“Aksioni po vazhdon, në momentin kur do të gjenden trupat tjerë, apo në momentin kur do të kemi dëshmi patjetër që do të njoftojmë”, tha ministri në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës.

“Edhe vet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për katër të vrarë. Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë, por çdo moment që kemi dëshmi, do t’i publikojmë”, tha Sveçla.

Deri tani janë tre trupa të terroristëve të vrarë, të cilët janë ekzaminuar dhe u janë dorëzuar familjarëve.

Sveçla tha se në këtë akt terrorist morën pjesë mbi 90 persona.

Drejtori i Policisë: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku, përgatitjet finale u kryen në një nga poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe

Prezantohen dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë