Loading…

Sveçla e Vitia në konferencë, japin detaje për aksidentin në Kroaci – tregojnë edhe sa persona po trajtohen në spital

  • 28/07/2021 | 00:03

Sveçla e Vitia në konferencë, japin detaje për aksidentin në Kroaci – tregojnë edhe sa persona po trajtohen në spital

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla dhe Ministri i Shëndetësisë (MSH), Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci, shkruan Gazeta Metro.


Së pari ishte Sveçla që ka folur në këtë konferencë, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë aksident.

Ai ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë në këtë rast.

“Kanë përfunduar të gjitha procedurat juridike për transportimin e trupave të 10 viktimave të aksidentit. Trupat e tyre janë rrugës për në Kosovë dhe natën do të arrijnë në vend. Më pas do të varrosen dhe do të kujdesemi për secilën familje”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq për gjendjen e tyre shëndetësore ka folur, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka treguar se sa udhëtarë e sa të lënduar kanë qenë në këtë aksident.

“Siç e dini në këtë autobusë që ka bërë aksident, kanë qenë 67 udhëtarë 2 shoferë, 10 të vdekur, 43 të hospitalizuar dhe 15 prej tyre kanë qenë pa lëndime”, ka bërë të ditur Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tutje ka bërë të ditur se edhe sa persona janë duke u trajtuar në Kroaci.

“28 janë liruar nga spitali dhe 15 të tjerë vazhdojnë trajtimin në Kroaci. Njëri nga pacientët është dërguar në Zagreb, ku edhe është dyshuar se ajo ka probleme neurologjike, por për fat të mirë gjendja e saj është stabile. Në anën tjetër 15 bashkatdhetarëve që po trajtohen në Slavonski Brodit, 1 është në gjendje të rëndë, ndërsa tjerët janë në gjendje të mirë. Shumica e të lënduarve kanë lëndime me fraktura dhe shumica kanë lëndime të gjymtyrëve. Përveç njërit, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Vitia. /gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë